Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

OBSH kundër imunizimit me dy vaksina të ndryshme

OBSH kundër imunizimit me dy vaksina të ndryshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinave.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris tha se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme, nëse një person merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, ndërsa të dytën të ndonjë prodhuesi tjetër.

Harris iu referua një rekomandimi paraprak të një paneli ekspertësh të OBSH-së të bërë në muajin shkurt. Ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë hulumtime lidhur me përdorimin e një përzierjeje të vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë në Francë njoftoi se personat nën moshën 55-vjeçare që kishin marrë dozën e parë të AstraZenecas, si dozë të dytë do të merrnin një vaksinë tjetër.

Edhe Gjermania po mendon të veprojë në mënyrë të ngjashme me personat mbi 60 vjeç. Një sërë shtetet kanë kufizuar përdorimin e vaksinës, mes raportimeve për raste të rralla të mpiksjes së gjakut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore