Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Në Gjermani nisin protesta masive kundër masave anti-Covid

Në Gjermani nisin protesta masive kundër masave anti-Covid

Mijëra njerëz janë bashkuar rrugëve të Berlinit për të protestuar kundër masave anti-Coronavirus, edhe pse numri i rasteve pozitive vijon të rritet.

Një turmë e madhe njerëzish, shumica e të cilëve pa maskë, marshuan në zonën e Brandenburg këtë të shtunë, në bulevardin kryesor.

Demostratat ishin titulluar “Fundi i pandemisë: ditë lirie”. Protestuesit mbanin në duar pankarta që promovonin teori konspirative si “Corona, alarm fals”, dhe gjatë protestës thërrisnin në kor “Jemi këtu, sepse na është vjedhur liria”.

Gjermania edhe pse është më mirë se vendet e tjera fqinje të Europës, prapë ka një numër të madh vdekjesh me 9100 dhe 210 mijë persona të infektuar nga virusi.

Vendi i ka lehtësuar masat që nga fund ii prillit, por distancimi social është rregull për të gjithë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore