
"Nuk na vendosni dot kusht..."/ Balla fton Alibeajn për diskutimet e Presidentit: Rikthehuni në tryezë!
Taulant Balla ka mbajtur ditën e sotme një fjalë të shkurtër për mediat teksa ka konfirmuar se opozita nuk mund të detyrojë mazhorancën për të pranuar domosdoshmërisht propozimin e tyre.
Ndër të tjera Balla ka patur një apel për opozitën, teksa i ka ftuar ata sërish në tryezën e diskutimit.
Balla: Unë mund t’ju konfirmoj se ne zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar me emër konkret. Prandaj ju këshilloj të riktheheni në tyrezë menjëherë. Kjo gjë duhet bërë me seriozitët. Nuk ka pasur dakordësi në takimin e mëparshëm për atë formulën 4-2. Ç’kuptim ka pastaj që kandidatin e opozitës ta mbështesë me vota shumica.
Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ato katër emra, çfarë ndodh? Ne japim garancinë publike që atë person e mbështesim, por nuk mund të thuash që o zgjidh një nga këto të katërt ose të denoncoj për shkelje të marrëveshjes. Ne e kemi thënë që kjo gjë nuk mund të bëhet kështu. Fryma është që opozita të ketë të drejtën e propozimeve brenda 2 raundeve të para. I kanë 8 kandidatura? Le t’i sjellin publikisht ato kandidatura dhe zyrtarisht, më pas ne do u themi për secilin prej tyre.








EMRI/ Tmerrohet gruaja italiane, gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




