Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Nuk kam qenë ndonjëherë më i turpëruar"/ Dorëhiqet diplomati rus i OKB-së: Kam frikë për sigurinë time

“Nuk kam qenë ndonjëherë më i turpëruar"/

Një diplomat rus, me mision të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë.

Nëpërmjet një letre drejtuar 40 deputetëve, Boris Bondarev, 41 vjeç, dha dorëheqjen pas 20 vitesh në shërbimin diplomatik. Në letër ai shprehej se nuk ishte ndjerë asnjëherë më parë kaq shumë i turpëruar për origjinën e tij ruse, teksa dënonte ‘luftën agresive të nisur nga Putin kundër Ukrainës dhe në fakt kundër gjithë botës perëndimore'.

"Është e patolerueshme ajo që qeveria ime po bën tani," tha Bondarev. “Si nëpunës civil, unë duhet të mbaj një pjesë të përgjegjësisë për këtë”- vazhdoi më tej.

Edhe pse ai e pranoi se do të shihet si tradhtar, Bondarev tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe "thjesht dha dorëheqjen dhe tha mendimin tim".

Ai shtoi: "Unë mendoj se duhet të shqetësohem për sigurinë time sigurisht."

Dorëheqja përbën një pranim të rrallë - në mos të paprecedentë - publik të pakënaqësisë në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë midis trupit diplomatik rus.

Ajo vjen në një kohë kur qeveria e Putinit ka kërkuar të shtypë mospajtimin për pushtimin dhe të shuajë narrativat kontradiktore nga linja e qeverisë se si po vazhdon 'operacioni ushtarak special',  siç njihet lufta në Rusi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore