Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Nuk do ta besoni por 400 persona kanë ndërruar jetë për një...selfie

Nuk do ta besoni por 400 persona kanë ndërruar jetë për

Një studim i bërë në Spanjë ka zbuluar se 400 persona kanë humbur jetën duke bërë selfie në 13 vitet e fundit. 

Nga janari 2008 deri në korrik 2021, të paktën 379 njerëz dhanë frymën e fundit duke pozuar në celularët e tyre për një selfie.

Shumica e vdekjeve janë për shkak të rrëzimeve, pasi nga 379 personat që humbën jetën, 219 lanë jetën e tyre të fundit duke rënë nga lartësia.

Shkaqe të tjera kryesore të vdekjes janë aksidentet me makina dhe trena, si dhe mbytja.

Cilat vende kanë regjistruar më shumë vdekje?

India vjen e para me 100 vdekje nga viti 2008 deri më sot, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 39 vdekje nga viti 2008 deri më sot dhe Rusia me 33 vdekje.

Studiuesi spanjoll vëren gjithashtu se të rinjtë janë më të rrezikuar me moshën mesatare të viktimave 24.4 vjeç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore