Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Njihuni me Baftjarin, gjelin "VIP" që këndon deri sa i bie të fikët (VIDEO)

Njihuni me Baftjarin, gjelin "VIP" që këndon deri sa i bie

TURQI –Keni dëgjuar ndonjherë për një gjel që këndon deri sa I bie të fikët?

Epo ja që ekziston dhe gjendet në Turqi. Një fermer turk zotëron gjelin që quhet Baftjar, i cili këndon më gjatë se të gjithë, deri sa “i bie të fikët”.

28-vjeçari, Okan Gokbudak, pronari i gjelit tregon se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”, në Angli.

“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.

Ndërkohë që sipas mediave të huaja fermeri është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore