
Një vit pas bllokimit të Wuhan, Kina në gatishmëri për Vitin e Ri Hënor
Një vit më parë, në orën 10 të mëngjesit të datës 23 janar, qyteti i Wuhan hyri në karantinë. 11 milionë banorëve të saj u ishte dhënë urdhri që të qëndronin në shtëpi për një kohë pa pacaktuar, sepse spitalet nuk ishin më në gjendje që të strehonin të sëmurët.
Në atë kohë u quajt karantinë, pasi termi “lockdown” hyri në gjuhën globale vetëm kur koronavirusi detyroi gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara që të mbylleshin.
Pas 76 ditësh kalvari, Wuhan u la e lirë më 8 prill. Si masë paraprake, autoritetet përkatëse lançuan një fushatë për tamponët, ku brenda dy javësh në maj u përfshi e gjithë popullsia. Ishte një eksperiment për t’i treguar botës se Kina kishte reaguar dhe mësuar. Por sigurisht që koronavirusi nuk është zhdukur as në Kinë.
E tani alarmi është kthyer në Pekin dhe Shangai, deri në Hong Kong. Situata u bë më urgjente dhe problematike pasi qindra miliona kinezë po përgatiteshin të largoheshin për Vitin e Ri Hënor.
Dy periferitë e mëdha të Pekinit, Daxing në jugperëndim dhe Shunyi në verilindje, u vendosën në statusin e gjysmë bllokimit këtë javë. Megjithëse ka më pak se një duzinë rastesh nga 22 milionë banorë, autoritetet shëndetësore pretendojnë se “varianti anglez” ka mbërritur dhe s e”situata është e komplikuar”.
Përgjigja aktualisht ndjek “modelin kinez”: gjurmimi i kontakteve të para pozitiv, izolimi dhe kryerja e tamponëve në lagje. Rreth dy milionë banorë të rretheve qendrore të Dongcheng dhe Xicheng do të testohen, dhe shtypi tashmë është duke përgatitur të gjithë popullsinë e kryeqytetit që të përgatitet për thirrjen.
Autoritetet janë të vetëdijshme se urdhri i parë i Xi Jinping janarin e kaluar, pasi dëshmoi katastrofën e Wuhan nga një distancë dhe pasivisht, ishte të “mbronte kryeqytetin me çdo kusht, duke e shndërruar atë në një fortesë shëndetësore”.
Ata që mbërrijnë nga jashtë, me disa fluturime ndërkombëtare të lejuara, duhet të ndjekin tani rregullin “14+7+7”: 14 ditë në një dhomë hoteli të Covid, ku janë nën vëzhgim të ngushtë mjekësor; 7 ditë të tjera të mbyllur në shtëpi (për ata që kanë një banesë në Pekin, përndryshe qëndrojnë në hotel) dhe 7 ditë të tjera të monitorimit në distancë, gjithmonë në kontakt me një spital për të biseduar rreth gjendjes shëndetësore dhe temperaturën dy herë në ditë.






Itali, bie numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid
Historia e plotë >


BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do mbyllemi? Javë dramatike, covid shkakton 130 viktima! Si ndryshuan ...
Historia e plotë >
Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal

"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >