Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Tensionet në veri të Kosovës/ Prishtina zyrtare bën “një hap pas”, ja vendimi i Albin Kurtit

Tensionet në veri të Kosovës/ Prishtina zyrtare bën

Pas tensioneve mesditën e sotme, në veri të Kosovës ka nisur tashmë heqja e barrikdave dhe tërheqja e serbëve në zonë.

Rrugët që të çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të vetmet që qëndronin të bllokuara, tashmë janë të lira, në rrugë ka mbetur vetëm një eskavator i cili nuk mund të lëvizë për shkak të problemeve teknike. Edhe në krye të barrikadës në fshatin Zupqe qytetarët serbë që ishin mbledhur pranë mjeteve motorike që bllokonin rrugën u larguan.

KFOR u kërkoi dy herë largimin e barrikadës. Largimi i barrikadave nga këto dy pika nënkupton edhe pezullimin e vendimit për reciprocitet në dokumentet identifikuese dhe zëvendësimin e targave ilegale me ato të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se vendimi do të pezullohet edhe në pikat e tjera kufitare në të cilat që nga mesnata po zbatohej.

Gjatë së hënës në veri të Kosovës janë vendosur edhe pankarta me mbishkrimin “Mirëserdhët në Asociacionin e Komunave Serbe” në kundërshtim të vendimit për reciprocitet.

Ndërkohë në zonë vijojnë te jene prezente forca të KFOR-it, të cilat thanë se janë të gatshme të ndërhyjnë në rast precipitimi të situatës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore