Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat tregon vuajtjet dhe problemet me puthjet (FOTOT)

Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat

Një grua 182 cm e gjatë, ka rrëfyer të gjitha paragjykimet që e kanë ndjekur, pasi u dashurua me një burrë më të shkurtër se ajo.

Jess Kay, 22 vjeçe nga Newcastle i Britanisë së Madhe, zbuloi se para dy vitesh u njoh me partnerin e saj aktual, Matthew Brown 24 vjeç, i cili është 166 cm i gjatë. Në një intervistë për mediat vendase, ajo tregoi të gjithë peripecitë që kanë përjetuar në fillim të lidhjes së tyre, për shkak të diferencës së gjatësisë.

“Miqtë e mi mbetën të tronditur kur ua thashë. S’më besonin. Edhe Matthew në fillim kishte vështirësitë e tij, nuk më jepte dorën në publik madje madje as më puthte. Matthew është një partner fantastik, i kuptueshëm dhe mjaft i sjellshëm”,u shpreh Jess.

Ndërkohë në lidhje për marrëdhënien e tyre ka folur dhe Matthew:

“E di që Jess kishte nevojë për një njeri që t’i jepte vlerësimin e duhur dhe ta kuptonte për gjithçka. Unë jam shumë i lumtur me të. Dua të kaloj të gjithë jetën time me një person si Jess. U ndeshëm me shumë paragjykime në fillim të lidhjes, ndërsa tani kemi lënë pas krahëve gjithçka dhe po kalojmë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin”.

Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat Një pëllëmbë më e gjatë se i dashuri, vajzat

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore