Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Një ndër më të pasurit në botë, Elon Musk mbetet pa shtëpi

Një ndër më të pasurit në botë, Elon Musk mbetet

SHBA- Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, tashmë është pa një shtëpi.

Ky është një nga zotimet që ka patur Musk dhe konsiderohet si njëe nga më të çuditshmit.

Ceo i Tesla-s dhe Space X, ka shitur shtëpinë e tij në Silicon Valley për 30 milionë dollarë, 7.5 milionë dollarë më pak se çmimi fillestar i kërkuar.

Elon Musk, i cili ka një vlerë neto prej 151 miliardë dollarësh, ishte shprehur më herët se prona prej 47 hektarësh në jug të San Francisko-s ishte “shtëpia e fundit që i kishte ngelur”.

Musk, aktualisht jeton në një shtëpi me qira me vlerë 50,000 dollarë në Boca Chica, Teksas, pranë fabrikës së tij të prodhimit të raketave Space Exploration.

Ndërkohë sjellim në vëmendje që për pasurin e Musk është diskutuar gjatë dhe ekspert të ndryshëm kanë thënë që vetëm një pjesë shumë e vogël e pasurisë së tij mund të zhdukte urinë në të gjithë botën.

 “Vetëm 2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë”, tha drejtori i Programit të Ushqimit në OKB David Beasley./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore