Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

“Një herë në jetë”! Imazhi i rrallë i kometës që shkëputet nga sistemi diellor dhe që Toka nuk do mund ta shohë më

“Një herë në jetë”! Imazhi i rrallë i

Imazhi i një komete që nuk do të shihet më kurrë nga Toka ka fituar një çmim prestigjioz fotografie.

Fotografia tregon një pjesë të bishtit të kometës Leonard, duke u shkëputur dhe duke u larguar nga sistemi diellor. Kometa u pa shumë pak nga Toka pasi u zbulua në vitin 2021, por tani është larguar nga sistemi ynë diellor.

Observatori Mbretëror Greenwich në Londër drejton konkursin e Fotografisë Astronomike të Vitit dhe e quajti imazhin “të habitshëm”. Imazhet janë shfaqur në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar Detar në Londër që nga e shtuna.

“Kometat duken ndryshe nga ora në orë, ato janë gjëra shumë befasuese“, shpjegoi fotografi fitues Gerald Rhemann, nga Vjena, Austri.

Fotografia është shkrepur në ditën e Krishtlindjes 2021 nga një observator në Namibi, vendi ku duken qiejt më të errët në botë. Ai nuk e kishte idenë se bishti i kometës do të shkëputej, duke lënë pas gjurmë pluhuri.

Isha i lumtur që e bëra foton, kjo është kulmi i karrierës sime në fotografisë”, tha ai për BBC News.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore