Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Princ Harry-n

Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për

Telashet për Princ Harry-n si duket nuk paskan fund. Së fundmi, një grua indiane kërkon arrestimin e tij, pasi pretendon se Duka i Sussex-it nuk ka mbajtur premtimin e bërë ndaj saj për t’u martuar.

Gruaja e identifikuar si Palëinder Kaur, pretendon se është njohur me princin në rrjetet sociale dhe se ai i kishte thënë se do të martohej me të.

Ajo gjithashtu kërkoi nga autoritetet indiane të lëshonin një urdhër-arresti ndërkombëtar në mënyrë që policia dhe Mbretëria e Bashkuar të kapnin Princ Harry-n dhe ai të detyrohej të zbatonte premtimin për martesë pa vonesa të mëtejshme.

Gjykata e refuzoi aplikimin, duke thënë se nuk ishte provuar që ajo kishte folur me Princin dhe e paralajmëroi për rreziqet e mundshme. Ajo ka pranuar se nuk ka qenë kurrë në Britani dhe se nuk e ka takuar personalisht, pasi kontaktet e supozuara kanë qenë vetëm përmes e-mailit dhe mediave sociale.  

Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për

Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore