Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Nissan ka gati makinën e re të garave dhe ne dimë vetëm t'ju themi që është një 'bishë' e vërtetë!

Nissan ka gati makinën e re të garave dhe ne dimë vetëm

Pas një video të papritur të publikuar pak ditë më parë, Nissan Motor Co. Ltd. dhe Nissan Motorsports & Customizing Co. Ltd. (NMC) kanë zbuluar makinën e tyre më të fundit të garave, Nissan Z GT4.

Modeli bazohet në modelin e prodhimit Z dhe është rafinuar për të qenë gati për pistën, ku departamenti i Nismo Racing përgatiti motorin, optimizoi shasinë dhe pezullimin dhe përmirësoi aerodinamikën sipas rregullave të përcaktuara. Nissan thotë se makina e garave Z GT4 është “e përballueshme për entuziastët dhe profesionistët më të mirë”.

Nissan ka gati makinën e re të garave dhe ne dimë vetëm

Nissan Z standard fuqizohet nga një VR30DDTT 3.0-litërsh dy-turbo V6 që zhvillon 400 kuaj/fuqi dhe 475 Nm çift rrotullues. Nissan Z GT4 u zhvillua në objektet e Nismo gjersa u testua edhe në pistë. Specifikimet e detajuara do të shpallen në shfaqjen SEMA në SHBA në nëntor të këtij viti, dhe dërgesat priten në gjysmën e parë të 2023.

Nissan Z Nismo i fuqishëm është ende në pritje, dhe deri atëherë fansat mund të blejnë aksesorë Nismo për modelin Z.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore