Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Ngrihet alarm i kuq/ Konfirmohet rasti i parë, 9-vjeçarja infektohet me virusin A-H5 të gripit të shpendëve

Ngrihet alarm i kuq/ Konfirmohet rasti i parë, 9-vjeçarja infektohet

Ekuadori raporton rastin e parë të një njeriu të infektuar me gripin e shpendëve, disa javë pasi sëmundja e përhapur globalisht u zbulua në fermat e shpendëve në vendin e Amerikës së Jugut. Gripi ka prekur një vajzë të mitur 9- vjeçare në provincën e Bolivarit. 

“Rasti i parë i gripit A-H5 ( gripi i shpendëve ) u konfirmua në një vajzë nëntë vjeçare në provincën e Bolivarit. Ne supozojmë se infeksioni është transmetuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me zogjtë që bartin virusin”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë në zemër të Andeve.

Ekuadori shpalli një emergjencë shëndetësore 90-ditore më 30 nëntor pasi një shpërthim i gripit të shpendëve u zbulua në fermat e shpendëve në provincën Ande të Cotopaxi, në kufi me Bolivarin, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministria theksoi se deri më tani, nuk është raportuar asnjë rast tjetër njerëzor. Një shpërthim i gripit të shpendëve, një virus me përhapje të shpejtë në mesin e shpendëve, por që rrallë zbulohet te njerëzit, është zbuluar në shumë kontinente, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë asgjësimin e dhjetëra miliona pulave dhe gjelave në mbarë botën. Sektori i shpendëve në Ekuador përbëhet nga rreth 263 milionë pula dhe 16 milionë pula vezore. Çdo vit, ajo gjeneron rreth 1.8 miliardë dollarë, për 300,000 vende pune.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore