
Ngacmimet seksuale/ Ndihmoi të vëllanë, Andrew Cuomo, CNN shkarkon gazetarin
Rrjeti televiziv CNN, shkarkoi të shtunën gazetarin Chris Cuomo. Kjo masë ndaj tij erdhi menjëherë pasi dolën në dritë hollësi të reja se ai ndihmoi të vëllanë, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, teksa politikani u përball me akuza për ngacmim seksual.
Rrjeti pezulloi Cuomon në fillim të javës për të hetuar sjelljen e tij, pasi prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, publikoi dokumente që tregonin se ai ishte më i përfshirë se sa dihej më parë në ndihmën për të hartuar strategji dhe për të kontaktuar gazetarët e tjerë, ndërsa i vëllai luftonte për të mbajtur punën e tij.
Rrjeti CNN angazhoi një kompani ligjore për shqyrtimin e situatës e cila rekomandoi shkarkimin e Cuomos dhe shefi i CNN-it, Jeff Zucker, informoi gazetarin të shtunën për këtë vendim.
Rrjeti tha se “ndërsa zhvillohej procesi i vlerësimit, informacion shtesë doli në dritë”. CNN nuk do të diskutojë informacionin apo të përcaktojë nëse kishte ndonjë lidhje me vëllanë e tij.
Cuomo postoi një deklaratë në Twitter duke e quajtur vendimin zhgënjyes.
“Kjo nuk është mënyra si do të doja të përfundonte koha ime në CNN, por ju kam thënë tashmë pse dhe si e ndihmova vëllanë tim. Pra, më lejoni të them tani, sado zhgënjyese të jetë kjo, nuk mund të jem më krenar për ekipin në ‘Cuomo Prime Time’ dhe punën që bëmë si emisioni numër 1 i CNN-it në kohën më konkurruese”, shkroi ai./ T.CH

Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico
Historia e plotë >







Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >