Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Nga rrëmbimet, torturat deri te përdhunimet e vrasjet, ja detajet rrëqethëse të krimeve më makabre të kriminelëve adoleshentë në...

Nga rrëmbimet, torturat deri te përdhunimet e vrasjet, ja detajet

Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adoleshent në Britani i cili vrau një të mitur 5-vjeçar, tërhoqi vëmendjen për faktin se autori është personi më i ri i dënuar për vrasje në këtë shtet.

Craig Mulligan ishte vetëm 13 vjeç kur vrau pesëvjeçarin Logan Mwangi, i cili u gjet i vdekur në lumin Ogmore, në Uellsin e Jugut, në korrik të vitit të kaluar. Trupi i vogëlushit u gjet i dëmtuar aq shumë, saqë autoritetet e krahasuan me një aksident të frikshëm ku 5-vjeçari do të ishte goditur nga një makinë me shpejtësi të madhe.

Vrasësi kishte një seri sulmesh mizore ndaj të tjerë të miturve, adultëve apo edhe kafshëve.

Mediat britanike kanë zbuluar se i riu ishte stërvitur edhe në artet marciale dhe kjo i bënte edhe më të rënda rastet e abuzimeve të tij.

Ndërsa Mulligan u dënua me burgim të përjetshëm me një minimum prej 15 vjetësh, ai iu bashkua një vargu vrasësish me “fytyrë foshnjash” të përfshirë në disa nga krimet më tronditëse të vendit gjatë tre dekadave të fundit.

Nga djemtë 10-vjeçarë që rrëmbyen vogëlushin James Bulger tek një 15-vjeçar që vrau mësuesin e tij të spanjishtes, këto janë disa nga vrasësit më të rinj në Mbretërinë e Bashkuar:

Sharon Carr

Sharon Car, e etiketuar ndryshe edhe si “vajza e djallit”, u bë vrasja më e re femër në Britani kur goditi me thikë për vdekje një 18-vjeçare në vitin 1992 ndërsa ishte vetëm 12-vjeç.

Ajo zgjodhi Katie Rackliff, një parukiere 18-vjeçare dhe e goditi 32 herë me thikë.

Dy vjet më vonë Carr kreu një tjetër sulm me thikë në Camberley, Surrey, shënjestër e të cilit ishte një nxënës shkolle.

Ndërsa ishte në një institut për kriminelët e rinj për atë krim, ajo mburrej për vrasjen e Katie, vrasje për të cilën edhe u dënua në vitin 1997.

“Do të doja të të vrisja përsëri. Britmat e tua më emocionojnë. Çdo natë shoh Djallin në ëndrrat e mia, por e kuptoj se isha vetë unë”, shkruante ajo në ditarin e saj.

Carr u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje në vitin 1997.

Jon Venables dhe Robert Thompson