Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Nga reja e pazakontë në qiell, tek tufat e korbave/ Fenomenet e çuditshme që paraprinë tërmetin shkatërrimtar në Turqi (VIDEO)

Nga reja e pazakontë në qiell, tek tufat e korbave/ Fenomenet e

Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa juglindja e vendit po përballet me pasojat e rënda të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Përveç përmasave tragjike për numrin e viktimave dhe dëmeve, kjo ngjarje ka marrë vëmendje të veçantë edhe për shkak të disa aktiviteteve të çuditshme që e paraprinë.

Në rrjet kanë nisur aludimet se dy ngjarje të ndodhura para tërmetit kanë qenë një paralajmërim.

Së pari bëhet fjalë për një re me formë të çuditshme të shfaqur më 20 janar, në qiellin e Bursës. Reja me formë rrethore u shfaq në lindjen e diellit dhe kishte një vrimë të madhe në mes, me një formë të veçantë që disa e krahasonin me një lente kamerash dhe të tjerët me një UFO.

Nga ana tjetër, pak para tërmetit, është vënë re një aktivitet shumë i dyshimtë i shpendëve në zonën e epiqendrës së tërmetit. Sipas videove që qarkullojë në rrjet, shihet një tufë e madhe korbash, të cilët fluturojnë në trajektore të çrregullt në qiell, e po ashtu qëndrojnë të gjithë së bashku në disa pemë në qytet.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore