Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Netanjahu në Rijad? Ministri saudit flet për takimin me Bin Selman: Ja kush ishte në takim

Netanjahu në Rijad? Ministri saudit flet për takimin me Bin Selman: Ja

Qeveria e Arabisë Saudite ka përgënjeshtruar zërat se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, kam vizituar këtë vend dhe ka takuar princin e kurorës Muhamed Bin Selman.

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë që është kujdestarja e dy vendeve të shenjta të besimit Islam: Mekës dhe Medinës, si dhe një nga shtetet më të fuqishme e të zhvilluara të Lindjes së Mesme, në një postim në Twitter ka kundërshtuar zërat e dala në fillim nga televizioni izraelit T7 dhe më pas i publikuar nga mediat e Iranit, armikut më të madh saudit dhe nga aleatët e tij.

“Po shikoj raporte në shtyp në lidhje me një takim të supozuar midis Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës dhe zyrtarëve izraelitë gjatë vizitës së fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Asnjë takim i tillë nuk ka ndodhur. Të vetmit zyrtarë të pranishëm në takim ishin amerikanë dhe sauditë”, shkruan Faisal bin Farhan, shefi i diplomacisë së Arabisë Saudite. Një nga vendet që ka përplasje të mëdha me Rijadin, që është Turqia, mediat e së cilës nuk i kanë dhënë vend lajmit për vizitën e kryeministrit izraelit në Arabinë Saudite./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore