Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Në të ardhmen vaksina COVID mund të merret me anë të ...

Në të ardhmen vaksina COVID mund të merret me anë të

Britanikët mund të marrin vaksinën Covid në formën e një pilule në të ardhmen, sipas shkencëtarit kryesor pas studimit Universitetit të Oksfordit.

Profesor Sarah Gilbert u tha deputetëve se ekipi i saj po përqëndronte përpjekjet në mënyra të reja, pa injeksione për të dhënë vaksinën dhe për të stimuluar një përgjigje më të mirë imune, e padëgjuar kjo përsa i përket vaksinës COVID, pasi në vaksina të tjera është provuar.

Grupi, gjithashtu po eksploron dhënien e vaksinës edhe duke përdorur spraj të hundës, siç u jepet fëmijëve kur i kap gripi, ose në formë tabletash, të përdorur në vaksinimin e poliomelitit.

DailyMAil shkruan se kjo, jo vetëm që do të ishte një lajm i shkëlqyeshëm për njerëzit që kanë frikë nga gjilpërat, por mund të ndihmojë në lehtësimin e çështjeve të furnizimit që kanë penguar daljen në treg ndërkombëtarisht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore