Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Në mes të TRAGJEDISË/ Nisin plaçkitjet në Turqi, të mbijetuarit nga tërmeti vjedhin supermarketet

Në mes të TRAGJEDISË/ Nisin plaçkitjet në Turqi,

Teksa kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti apokaliptik në kufirin turko-sirian vazhdojnë, disa njerëz kanë nisur të marrin fatin në duart e tyre.

Sipas raportimeve të mediave të huaja mësohet se në qytetin turk Kahra-Manmaras, njerëzit janë parë teksa bastisin një supermarket për ushqime. Ndihmat në zonat e prekura nga tërmeti po mbërrijnë, por në disa të tjera po mbërrin me ngadalë.


Në disa qytete, pronarët e dyqaneve kanë dalë jashtë bizneseve të tyre për t’i mbrojtur nga plaçkitësit. Disa po i përdorin edhe si shtëpi të përkohshme.

“Dyqani është kthyer përmbys. Të gjitha materialet janë prishur. Siç mund të shihni, vitrinat janë të thyera. Prandaj jam përpara dyqanit tim. Shtëpia jonë nuk u shkatërrua, por askush nuk shkon në shtëpi sepse për momentin ka rrezik. Ka ende lëkundje sizmike”, tha Emin Kacmaz, pronar dyqani mobiliesh.

Në mbarë Turqinë, mijëra të pastrehë e kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë. Pavarësisht përmasave të shkatërrimit, autoritetet po punojnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë.

Por edhe pse këto përpjekje po intensifikohen do të duhet kohë të arrijnë tek të gjithë të mbijetuarit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore