Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Në kufi me Kinën, por 0 viktima/ Si ia ka dalë Vietnami të mposhtë Covid-19

Në kufi me Kinën, por 0 viktima/ Si ia ka dalë Vietnami të

Një pilot britanik, i cili ishte pacienti në gjendje më të rëndë nga Covid-19 në Vietnam ka dalë si i shëruar ditën e sotme nga spitali dhe është kthyer në shtëpinë e tij në Skoci.

42-vjeçari Stephen Cameron, u dërgua me ambulancë nga spitali në aeroportin e qytetit. Iu pre një biletë për të fluturuar nga kryeqyteti i Vietnamit deri në Londër.

Mjekët e Vietnamit bënë gjithçka për ta shëruar pilotin i cili fluturonte me avionët e linjës Vietnam Airlines dhe rezultoi pozitiv me Covid në muajin mars.

Deri më tani Vietnami ka raportuar për 370 raste të prekura me Coronavirus, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vdekje.

Shërimi i pilotit do të thotë që Vietnami s’ka dështuar në asnjë rast me pacientët e tij. Të gjithë mjekët dhe punonjësit socialë janë në gadishmëri të plotë për çdo pacient, dhe janë të lumtur për çdo rast të shëruar.

Spitalet janë vënë të gjithë në dispozicion të të sëmurëve dhe u jepet trajtimi i nevojshëm që në simptomat e para.

Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se vietnamezët janë treguar shumë të përgjegjshëm duke respektuar masat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore