Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Ndodh mrekullia/ 104-vjeçarja mposht për herë të dytë COVID, shërohet dhe nga kanceri i lëkurës

Ndodh mrekullia/ 104-vjeçarja mposht për herë të dytë

Një grua 104-vjeçare ka marrë duartrokitjet e stafit të spitalit kolumbian pasi u shërua për herë të dytë në më pak se një vit nga coronavirusi.

Carmen Hernandez mori një ovacion nga mjekët ndërsa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar “San Rafael” në Tunja ndërsa u transportua në një shtrat spitali.

Dhe teksa ajo dilte jashtë pas 21 ditësh në spital stafi vazhdoi duartrokitjet, raporton dailymail.

Ajo ishte në gjendje ta mundte virusin – por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me COVID-19 për herë të dytë në muajin mars.

Të hënën, ajo ishte në gjendje të dilte nga spitali me një ambulancë drejt e në shtëpinë e saj të kujdesit pasi mundi virusin për herë të dytë.

Jo vetëm kaq, por ajo është shëruar edhe nga një formë agresive e kancerit të lëkurës që kishte.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore