
Ndizen tensionet/ Kina dërgon 13 aeroplanë luftarakë dhe shkel hapësirën ajrore , Tajvani i drejton raketat
Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas betimit të Joe Biden si president i SHBA.
Kina mësohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Tajvanit, duke dërguar 13 aeroplanë ushtarakë.
Në kundërpërgjigje, Tajvani mësohet se bëri gati raketat, teksa monitoronte avionët luftarakë të Kinës.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se “Kina të shtunën dërgoi tetë avionë bombardues të aftë për të mbajtur armë bërthamore dhe katër avionë luftarakë në hapësirën ajrore në jugperëndim të ishullit, me synim presionin mbi qeverinë ”.
Në të kaluarën Kina ka thënë se ka kryer ushtrime për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e vendit.
Reagimi i SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen për Tajvanin pak pasi Kina dërgoi atje disa aeroplanë luftarakë.
DASH tha përmes një reagimi se “vëren më shqetësim modelin e përpjekjeve të vazhdueshme (të Kinës) për të frikësuar fqinjët e saj, përfshirë Tajvanin”.
“Ne e nxisim Pekinin të ndërpresë presionin e tij ushtarak, diplomatik dhe ekonomik kundër Tajvanit dhe në vend të kësaj të angazhohet në një dialog domethënës me përfaqësuesit e Tajvanit të zgjedhur në mënyrë demokratike,” u shpreh përmes një komunikate zëdhënësi Ned Price./ Gazeta SHQIP






Itali, bie numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid
Historia e plotë >


BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do mbyllemi? Javë dramatike, covid shkakton 130 viktima! Si ndryshuan ...
Historia e plotë >
Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal

"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >