Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Mund të fitoni zemrat tona nëse..."/ Guvernatori i Afganistanit thirrje NATO-s: Kthehuni me para, jo me armë

"Mund të fitoni zemrat tona nëse..."/ Guvernatori i

Guvernatori i ri taleban i Helmandit, i cili kaloi vite si komandant duke luftuar britanikët në Sangin, mirëpret vizitorët me një pushkë në tryezën e tij. Megjithatë ai këmbëngul se koha për luftime ka mbaruar.

Në një mesazh për britanikët dhe pjesën tjetër të NATO –s ai u kërkon atyre të njohin talebanët si udhëheqës legjitimë të Afganistanit duke u kërkuar të kthehen por me para dhe jo me armë.

 "Tani ju mund të fitoni zemrat tona dhe të na bëni të lumtur nëse e njihni këtë qeveri.", ka deklaruar ai.

Tani që talebanët kanë marrë kontrollin e Lashkar Gar, kryeqytetit të Helmand, luftimet janë ndalur për herë të parë në dy dekada. Pjesa dërrmuese e 457 ushtarëve britanikë që vdiqën në luftën e gjatë, vdiqën këtu në këtë krahinë.

Megjithatë, si shumica e Afganistanit, Helmand po fluturon në prag të kolapsit ekonomik. Dhe ashtu si zyrtarët talebanë në të gjithë vendin, guvernatori i tij po u bën thirrje qeverive të huaja të ndihmojnë.

“Të gjitha ato vende të huaja pushtuan dhe vranë gratë, fëmijët tanë dhe pleqtë tanë, dhe shkatërruan gjithçka.Tani bashkësia ndërkombëtare duhet të na ndihmojë me ndihmën humanitare dhe të përqëndrohet në zhvillimin e arsimit, biznesit dhe tregtisë. ”- tha ai./ The Guardian

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore