
Vranë babanë mafioz që i përdhunonte, gjykatësi nuk plotëson dot anëtarët e jurisë për motrat ruse
Gjyqi ndaj dy motrave adoleshente, Kristina dhe Angelina Khachaturian, 19 dhe 18 vjeçe, është shtyrë së fundmi në Rusi pasi autoritetet nuk plotësojnë dot anëtarët e jurisë.
Vajzat ishin në faqe të parë të mediave vendase pasi vranë babain e tyre me një çekiç, me pretendimet se ai i përdhunonte.
Kristina Khachaturian, bashkë me motrat e saj Angelina, 18 vjeçe e Maria 17 vjeçe, thonë se vranë babanë e tyre pasi i kishte përdhunuar prej vitesh.
Sipas raportimeve, Khachaturian ishte ulur në kolltukun e tij kur tre motrat e sulmuan njëkohësisht duke e goditur derisa vdiq.
Pas ngjarjes, ne makinen e te vdekurit Audi Q7, policia gjeti dy kilograme heroinë dhe nje arsenal pushkesh.
Gjyqi do të zhvillohet fillimisht ndaj dy motrave më të mëdha, për vrasjen e 57 vjeçarit Mikhail në apartamentin në Moskë.
Por krijimi i jurisë ka hasur probleme pasi anëtarët e saj duhet të mos e njohin çështjen që të mos jenë të ndikuar apo paragjykues ndaj personave të përfshirë.
Çështja ka shkaktuar zemërim të gjerë, teksa shumë thonë se vajzat nuk duhet të shkojnë në burg, por t’u jepet trajtim psikologjik për traumën e tyre.
Avokatët mbrojtës thonë se ato kanë vepruar në vetëmbrotje për t’i shpëtuar dhunës dhe abuzimit seksual. Mediat vendase thonë se Khachaturian i torturonte bijat që prej divorcit nga e shoqja disa vjet më parë.
Raportimet thonë se kur ai ishte i pakënaqur me punët e shtëpisë të kryera prej tyre i përdhunonte dhe i kërcënonte me një pushkë që e mbante në shtëpi.





OBSH ngre alarmin: Ky virus do të rikthehet nëse ne…
Historia e plotë >

A ka lajthitur moti? Sapo lamë pas një dimër me fenomene nga më ekstremet
Historia e plotë >

Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

