Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Mos luaj me zjarrin"/ Pas Greqisë, Erdogan kapet me një tjetër shtet

"Mos luaj me zjarrin"/ Pas Greqisë, Erdogan kapet me një

Përplasjet në Mesdheun Lindor nuk janë fashitur ende, por Turqia duket e gatshme të hapë një tjetër front konflikti: ministria kombëtare turke paralajmëroi Armeninë “të mos luajë më zjarrin” pas vrasjes së një ushtari azer gjatë një sulmi ndërkufitar.

"Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit," thuhet në një postim të saj në Twitter.

Po përmes të njëjti rrjet social, ministria e jashtme e Turqisë përolli mbështetjen e saj për këtë vend. Nagorni-karabaku është një territor i shumëdiskutuar, që në nivel ndërkombëtar njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që më së shumti qeveriset nga republika e Artsakh, një entitet i pavarur me shumicë etnike armene.

Në vitet 1990, konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor u përshkallëzua deri në luftë të plotë. Turqia dhe Armenia nga ana tjetër nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike mes tyre dhe historikisht, e kanë parë njëra tjetrën me armiqwsi. Edhe pse nuk i mohon vuajtjet e tyre, Turqia ende edhe sot nuk e ka pranuar genocidin e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.   

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore