
Mori rrogën e një muaji 286 herë/ Burri jep dorëheqjen dhe zhduket, kompania e pret të kthejë paratë
Një burrë nga Kili që iu paguan 200 herë më shumë se rroga e tij, ka dhënë dorëheqjen dhe është zhdukur, megjithse kishte pranuar të kthente paratë, sipas raportimeve nga vendi.
Punonjësi i paemëruar publikisht, ishte ndjerë sikur kishte fituar llotarinë pasi u pagua 286 rroga nga punëdhënësit e tij, një kompani mishi e quajtur Cial, shkruanin mediat kilene.
Pas marrjes së rrogës së tij ku gabimisht u pagua një total prej 65,398,851 peso kilene ($170 000), në vend të rrogës së zakonshme prej 500,000 pesos ($500) ai u zhduk.
E përditshmja vendase ‘Diario Financiero’, shkruante se kur drejtuesit vunë re gabimin, punonjësi u kontaktua menjëherë për t’i kërkuar të kthente shumën e madhe.
Dhe normalisht ai kishte premtuar të shkonte në bankë mëngjesin e nesërm për të kthyer paratë. Por në një kthesë të papritur të ngjarjeve, ai nuk u pa në punë të nesërmen. Drejtuesit e shtangur tentuan të kontaktonin, por pa sukses. Ironikisht disa ditë më vonë, dikush tjetër dorëzoi një letër dorëheqjeje për llogari të të kërkuarit, i cili nuk është parë më prej atëherë.
Kompania e mishit tashmë po kërkon ndihmë ligjore për rekuperimin e parave, për të cilat ende nuk shihet asnjë gjurmë e dukshme.
Në mënyrë të ngjashme në maj, një burrë në Japoni që kishte përfituar në celularin e tij të gjithë fondin e ndihmës mjekësore të qytetit ¥46.3 milionë (€338,580), kishte pranuar se e humbi në bixhoz në celularin e tij brenda dy javëve. Sipas gazetës vendase SoraNews24, gabimi kishte ndodhur pasi emri i tij ishte në majë të listës së informacionit që i dërgohej bankës, e cila besonte se po ia dërgonte bashkisë së qytetit.
24-vjeçari nga qyteza e Abu në perëndim të Japonisë kishte shpenzuar të gjitha paratë në kazinotë në rrjet por u zotua se do të paguante paratë “pak nga pak”, shkruan britanikja Mirror.




VIDEO/ MASAKËR në Malin e Zi! Vriten 10 persona, mes tyre një polic
Historia e plotë >




Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




