
“Monstra”, burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit shqiptarë për terrorizëm në vrasjen e pesëfishtë
Gjykata Penale ka dhënë vendimin për rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç dënohen me burgim të përjetshëm. Haki Aziri me 9 vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza.
Sipas Alsat, pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin, përfaqësuesja e Prokurorisë, Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim pët katër të dënuarit.
Rasti “Monstra” ka të bëj me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.
Pas afër tre vjet nga fillimi i rigjykimit, sot Gjykata Penale e Shkupit do të shqiptojë aktgjykim për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, e cila ka ndodhur para afër 9 viteve, gjegjësisht më 12 prill të vitit 2012-të, nga i cili mbetën të vrarë Filip Sllavkovski (18), Aleksandar N?qevski (18), Cvetanço Ac?vski (18), Kire Tërpkovski (20) dhe Borçe Stevkovski (45), njofton Portalb.mk.
Gjykatësi Ognen Stavrev, zëvendësi i tij Osman Shabani dhe anëtarët tjerë të Këshillit Gjykues sot duhet të tregojnë se çfarë vendimi do të marrin në lidhje me të akuzuarit në rastin “Monstra”. Do t’i besojnë Prokurorisë apo mbrojtjes.
Ndonëse jo zyrtarisht, Prokuroria e ka rikualifikuar akuzën për një pjesë të akuzuarve, të cilët në gjykimin e parë Gjykata Penale dhe e Apelit i dënuan me burgim të përjetshëm, gjegjësisht për Fejzi Azirin dhe Haki Azirin, të cilët tani i akuzon për ndihmë, ndërkaq për Sami Lutën e ka tërhequr të njëjtën pasi që sipas tyre nuk ka prova për përfshirje. Akuzën nuk e ka ndryshuar për Alil Demirin dhe Afrim Ismailloviqin (që janë në arrati në Kosovë) dhe për Agim Ismailloviqin, të cilët sipas Prokurorisë e kanë bërë krimin.
Mbrojtja dhe të akuzuarit kategorikisht mohon përfshirjen e tyre në çfarëdo mënyre për këtë rast. Sipas tyre, rasti është i montuar nga vetë strukturat policore të shtetit. Për këtë, më 29 janar, pasi Prokuroria i dha fjalët përfundimtare, familjarët e të akuzuarve dhe mijëra qytetarë dolën në protestë në Shkup për të kërkuar që Gjykata të mos i pranojë pretendimet e Prokurorisë pasi që të njëjtat nuk janë të bazuara në prova.
Pretendimet e Prokurorisë shkaktuan sërish valë pakënaqësie në opinion, duke e pasur parasysh deklarimin e kryeministrit aktual Zoran Zaev, i cili kur ishte në opozitë, deklaronte se “persona të pafajshëm qëndrojnë pas grilave” për rastin “Monstra”. Por, ani tani ka ndërruar qëndrimin. Tani thotë se gjithmonë ka folur me rezerva dhe se do të vendosin organet e drejtësisë. Disa herë paralajmëroi se ka biseda të përgjuara apo “bomba”, por të njëjtat, pavarësisht premtimit, nuk i publikoi.
Mbrojtja dhe të akuzuarit kategorikisht mohon përfshirjen e tyre në çfarëdo mënyre për këtë rast. Sipas tyre, rasti është i montuar nga vetë strukturat policore të shtetit. Për këtë, më 29 janar, pasi Prokuroria i dha fjalët përfundimtare, familjarët e të akuzuarve dhe mijëra qytetarë dolën në protestë në Shkup për të kërkuar që Gjykata të mos i pranojë pretendimet e Prokurorisë pasi që të njëjtat nuk janë të bazuara në prova.
Pretendimet e Prokurorisë shkaktuan sërish valë pakënaqësie në opinion, duke e pasur parasysh deklarimin e kryeministrit aktual Zoran Zaev, i cili kur ishte në opozitë, deklaronte se “persona të pafajshëm qëndrojnë pas grilave” për rastin “Monstra”. Por, ani tani ka ndërruar qëndrimin. Tani thotë se gjithmonë ka folur me rezerva dhe se do të vendosin organet e drejtësisë. Disa herë paralajmëroi se ka biseda të përgjuara apo “bomba”, por të njëjtat, pavarësisht premtimit, nuk i publikoi./ Burimi Alsat e Portalb
Prokuroria kërkoi, për:
Haki Azirin: 9/10 vjet burg
Fejzi Azirin: 15 vjet burg
Agim Ismailloviq: Burgim të përjetshëm
Afrim Ismailloviq: Burgim të përjetshëm
Alil Demiri: Burgim të përjetshëm





Zbulohet plani i BE, synon të vaksinojë 70% të të rriturve deri në verë
Historia e plotë >



Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >