Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Mjetet ushtarake më të mira në botë"/ SHBA "kap ngushtë" Rusinë, armatos me tanket e rrezikshëm “Abrams” Ukrainën

"Mjetet ushtarake më të mira në botë"/ SHBA

SHBA do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë. Vendimi u bë i ditur nga zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilët thanë se ky hap është vazhdimësi e përpjekjeve të Uashingtonit për t’i ofruar Ukrainës mjetet që i nevojiten për t’u mbrojtur më mirë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, vendimi është gjithashtu tregues i unitetit të fortë brenda komunitetit ndërkombëtar, në mbështetje të Ukrainës dhe dëshmi e rolit udhëheqës të Presidenti Biden.


Tanket amerikane Ambrams janë tejet komplekse dhe për përdorimin e mirëmbatjen e tyre kërkohet një kohë e konsiderueshme stërvitjeje.

Zyrtarët amerikanë thanë se këto mjete ushtarake janë më të mirat në botë dhe dërgimi i tyre në Ukrainë do të bënte të mundur që ky vend të pajisej me një aftësi e re të jashtëzakonshme për të rritur mbrojtjen e saj afatgjatë.

Zyrtarët amerikanë thanë se do të duhet pak kohë derisa Kievi të marrë tanket, por ndërkohë Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të punojnë për të krijuar një program gjithëpërfshirës stërvitjeje për Ukrainën.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore