Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Mjeku i lartë në Angli: COVID do jetë gjithmonë me ne dhe britanikët do të mbajnë përgjithmonë maskë

Mjeku i lartë në Angli: COVID do jetë gjithmonë me ne dhe

Britanikët mund të duhet ta mbajnë maskën ?? përgjithmonë , pasi Covid-19 do të jetë "gjithmonë me ne", tha zëvendës shefi mjekësor i Anglisë.

Profesori Jonathan Van-Tam tha se pandemia ka ndryshuar sesi Britanikët i qasen higjienës dhe se disa zakone që ne kemi adoptuar, do të qëndrojnë akoma me ne.

Mjeku i lartë shton se bllokimi me siguri do të jetë në Britami deri në "mes të Pranverës ".

Profesori gjithashtu paralajmëroi që virusi “do të jetë me ne për një të ardhme të paparashikueshme".

Megjithatë, nuk do të jetë një vendim i qeverisë që njerëzit ta mbajnë gjithnjë maskën, por një sjellje që njerëzit do ta adaptojnë edhe kur situata me pandeminë të jetë relaksuar.

"Unë nuk mendoj se ne do të shpëtojmë nga ky virus. Unë mendoj se virusi do të vazhdojë të ndryshojë me kalimin e kohës, pasi sëmundja tashmë ka treguar shenja të veprimit. Dhe unë mendoj se virusi ka të ngjarë të jetë me ne për shumë kohë, ndoshta në të njëjtën mënyrë si gripi”, tha ai.

.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore