Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Mjekët afrikanë: Omicron ka simptoma të lehta, të ngjashme me gripin

Mjekët afrikanë: Omicron ka simptoma të lehta, të ngjashme

Shoqata e Mjekëve në Afrikën e Jugut ka bërë thirrje për qetësim dhe vetëpërmbajtje nga përhapja e panikut për shkak të variantit Omicron të Covid.

Kjo shoqatë, një anëtare e së cilës është autorja e zbulimit të mutacionit të shumëfishtë të virusit, thotë se nga të dhënat e deritanishme të prekurit nga Omicron kanë simptoma më të lehta në krahasim me të prekurit nga Delta dhe variantet e tjera të Covid.

Mjeku Unben Pillay, një mjek i përgjithshëm në provincën Gauteng ku janë raportuar 81 për qind të rasteve të reja me Omicron, tha se pacientët kanë simptoma të lehta, të ngjashme me gripin, kollë të thatë, ethe, djersitje natën dhe dhimbje trupi. Ai tha se shumica janë trajtuar në shtëpi dhe se të vaksinuarit e kalojnë më lehtë sëmundjen.

Shumica e rasteve të reja në Afrikën e Jugut ka qenë mes personave në të 20-at dhe të 30-at dhe mjekët vënë në dukje se këto grupmosha në përgjithësi kanë simptoma më të lehta të COVID-19. Ata paralajmërojnë se të moshuarit e infektuar nga varianti i ri mund të kenë simptoma më të rënda.

Megjithëse nuk ka pasur një rritje të madhe të shtrimeve në spital, mjekët tërheqin vëmendjen se është fillimi dhe se shtrimet në spital shpesh vijnë disa ditë pas një rritjeje të rasteve të konfirmuara.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore