Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Misioni” u krye gjatë rrugës për në spital/ DETAJE nga arratisja SPEKTAKOLARE e të burgosurit maqedonas, plagosi shoferin…

“Misioni” u krye gjatë rrugës për në spital/

Një i dënuar është arratisur në Maqedoninë e Veriut gjatë transportit për në spital nga efektivë të policisë.

I arrestuari me iniciale B. M., i ka marrë armën e shërbimit shoferit të furgonit të policisë së burgjeve dhe ka qëlluar, duke e plagosur.

Më pas është arratisur me një automjet tip Audi. Ndërsa polici i plagosur me iniciale I.H., është dërguar në spital.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi.

Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, tha nga MPB, raporton Alsat.

Si ndodhi arratisja

Gjatë shoqërimit të të arratisurit nga burgu i  sigurisë së lartë në spital, disa persona të armatosur i kanë bërë pritë furgonit të policisë.

Aksioni i arratisjes ishte planifikuar. Këtë e tregon edhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe dyshohet se kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do të transportonin të burgosurin, si edhe intinerarin e lëvizjes.

I burgosuri raportohet se i ka shkaktuar vetes një plagë dhe ka kërkuar mjekim.

I arratisuri nga Burgu i Idrizovës, sipas Alsat, është Bekim Memeti nga Tetova, i dënuar me 40 vjet heqje lirie, për vrasje, 6 vjet më parë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore