Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Mësuesja i jep drogë dhe përdhunon 16 vjeçarin e virgjër, e mori në udhëtim me shoqet dhe...(FOTO)

Mësuesja i jep drogë dhe përdhunon 16 vjeçarin e

Një mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta është arrestuar pasi akuzohet se i ka dhënë drogë e pije alkoolike një adoleshenti të virgjër, dhe më pas bëri seks me të në ditëlindjen e tij të 16-të.

36 vjeçarja Kimberly Wellman-Rich, është akuzuar tashmë për përdhunim të të riut, i cili po jetonte me të dhe bashkëshortin e saj, gushtin e vitit të kaluar.

Ndërsa Jeffrey Rich, 35 vjeç, gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të abuzimit dhe nuk e raportoi atë te autoritetet.

Në dokumentet e policisë së New Orleans thuhej se çifti kishin tymosur marijuanë dhe konsumuar pije alkoolike me adoleshentin.

Ky i fundit tha se eksperienca e tij e parë seksuale u bë me mësuesen Wellman-Rich, në ditën e ditëlindjes së tij. Mosha ligjore e pranimit për seks në shtetin e Louisiana është 17 vjeç.

Më pas thuhet se mësuesja kishte bërë seks me të disa herë të tjera, kryesisht në divanin e shtëpisë, por gjithashtu në krevat dhe në dhomën e miqve.

Gjatë disa prej incidenteve seksuale, bashkëshorti i mësueses, Jeffrey Rich gjendej në shtëpi, në një tjetër dhomë.

Sipas raportimeve, më 15 janar mësuesja e mori nxënësin në një “udhëtim vajzash” në New Orleans me shoqet e saj, dhe më pas i kishte kërkuar atyre të dilnin nga dhoma e hotelit që ata të bënin seks.

Mësuesja i jep drogë dhe përdhunon 16 vjeçarin eMësuesja i jep drogë dhe përdhunon 16 vjeçarin eMësuesja i jep drogë dhe përdhunon 16 vjeçarin e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore