Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Menduam se..."/ Prapaskenat e finales në Katar: Zelensky kërkoi të dërgonte një mesazh, ja pse e refuzoi FIFA

"Menduam se..."/ Prapaskenat e finales në Katar: Zelensky

FIFA po mundohet me të gjitha mënyrat për ta mbajtur politikën larg futbollit në këtë Botëror dhe së fundmi ka refuzuar edhe një kërkesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të dhënë një mesazh për paqe në botë përpara finales Argjentinë-Francë të dielën.

Zelensky kërkoi mundësinë  për t’u shfaqur në një video dhe për t’iu drejtuar tifozëve në stadium përpara sfidës në Katar.

“Menduam se FIFA donte ta përdorte platformën e saj për një të mirë më të madhe”, tha një burim për “CNN”, duke shtuar se zyra e Zelenskit ishte surprizuar nga përgjigjja negative.

Presidenti ukrainas ka përdorur shumë platforma në ngjarjet kryesore në botë për të fituar mbështetje për vendin e tij, i cili është në luftë me Rusinë që prej 24 shkurtit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore