Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Meksikë, një grup i armatosur rrëmben 21 persona

Meksikë, një grup i armatosur rrëmben 21 persona

Në Meksikë persona të armatosur bastisën qytetin Pantelho të provincës Chiapas, dogjën disa shtëpi, automjete dhe rrëmbyen 21 persona.

Zyrtarët në Chiapas thanë se rreth 200 persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët pretendohet se janë anëtarë të grupit të dalë së fundmi "El Machete", kanë bastisur qytetin Pantelho një ditë më parë.

Duke theksuar se "El Machete" u themelua me pretendimin për të luftuar sulmet e karteleve të drogës që vepronin në Chiapas, autoritetet deklaruan se persona të armatosur po ecnin nëpër qytet me justifikimin e gjetjes së kriminelëve.

Zyrtarët thanë se grupi i armatosur dogji disa shtëpi, dëmtoi bashkinë e qytetit dhe rrëmbeu 21 persona dhe se qytetarët e Pantelho-s ishin në panik.

Aktivisti Pedro Gomez i cili jeton në rajon tha se grupi i vuri flakën të paktën 3 automjeteve dhe 10 shtëpive.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore