Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Meghan Markle dhe Michelle Obama bashkojnë forcat

Meghan Markle dhe Michelle Obama bashkojnë forcat

Meghan Markle do përdorë zërin e saj për një kauzë që e ka shumë për zemër. Ajo do japë kontributin si e ftuar speciale në “Samitin e Grave Udhëheqëse”  (Girl Up Leadership Summit) për vitin 2020.

Dukesha e Sussex do të bashkohet me emra të tjerë të mëdhenj në takimin virtual tre ditor, ku do marrin pjesë edhe: Michelle Obama, Priyanka Chopra, COO e Facebook Sheryl Sandberg dhe laureatja për Nobelin e Paqes, Nadia Murad.

“Girl  Up” njoftoi nëpërmjet një postimi në Twitter se të martën do të jetë e pranishme edhe Meghan Markle. “E tashmja është e grave. Dëgjoni Meghan Markle, Dukeshën e Sussex për këshillat globale për gratë, në Samitin ku i ajo ‘rrëmben’ skenën për 2020”, thuhet në njoftim.

“Girl Up” është një iniciativë që ka ndikuar te 65 mijë vajza në afro 10 shtete dhe 50 vendet e SHBA-së, nëpërmjet programeve të saj të zhvillimit.

Në faqen e tyre në web theksohet “Ne po frymëzojmë një brez vajzash që të jenë forcë për barazinë gjinore dhe ndryshimet gjinore”. Markle dhe Princi Harry janë marrë me nisma bamirësie,  pasi hoqën dorë nga titujt e tyre mbretërorë në fillimit të janarit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore