
Rusia ka dhënë aprovimin për një medikament të ri për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Kur ka arritur në 700 mijë numri i qytetarëve të infektuar rusë, medikamenti “Coronavir” tani konsiderohet nga të parët në vend, por edhe në botë që mund të luftojë vetë virusin SARS-Cov-2.
Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir” përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë.
Në shumicën e pacientëve në rrezik të mesëm shëndetësor, medikamenti ndaloi riprodhimin e koronavirusit. “Coronavir”-i është ilaçi i tretë i regjistruar nga autoritetet ruse për trajtimin e Covid-19.
Në fillimin e qershorit, “Avifavir” ju shpërnda spitaleve vendore dhe tashmë Ministria ruse e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim shtëpiak te pacientët e diagnostikuar në fazat e para.
“Ilaçi është shumë efikas dhe nga përvoja jonë, ka funksionuar edhe te pacientët në Kinë. Ai e eliminon shpejt virusin dhe ul temperaturën e trupit krahasuar me grupet që marrin trajtimin e zakonshëm.”
“Avifavir” pritet t’u prezantohet të premten vendeve të Amerikës Latine, ndërsa kërkesat nuk kanë munguar edhe nga vendet e Europës dhe Azisë Juglindore. Në testet paraprake, medikamenti arriti të kurojë deri 90 për qind të rasteve me Covid.







Diplomacia e covid/ Si po e rrit Kina ndikimin në Ballkan përmes vaksinave
Historia e plotë >

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

