Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Me zjarr të vërtetë/ Turqia ndez sërish tensionet, bën veprimin e papritur në zonën mes ishujve grekë

Me zjarr të vërtetë/ Turqia ndez sërish tensionet, bën

Turqia ka rritur sërish tensionet në Egjeun Lindor, ku ka njoftuar për stërvitje me zjarr real të marinës së saj në zonën mes ishujve grekë Rodos dhe Kastelorizo

Stërvitja është planifikuar më 29 shtator nga ora 8:00 deri në 4:00, ndërsa janë paralajmëruar mjetet e tjera lundruese që të kenë kujdes.

Ky vendim vjen pas deklaratës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan më herët sot, i cili me rastin e përvjetorit të betejës detare të Prevezës në shtator 1538 tha se Turqia do të vazhdonte të mbronte "Atdheun e Kaltër" të saj, duke iu referuar zonave detare.

"Sot, si një nga 10 vendet që mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë anije luftarake, ne do të vazhdojmë të forcojmë forcat tona detare dhe të mbrojmë" Atdheun Blu "për të forcuar ndjenjën e besimit tek aleatët tanë dhe për të vazhduar të mbrojmë interesat tona" , theksoi presidenti turk.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore