Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Mbylle gojën”/ Vendi komunist i përgjigjet keq Biden, pasi inteligjenca amerikane tha se Koreja e Veriut po furnizon Rusinë me armë

“Mbylle gojën”/ Vendi komunist i përgjigjet keq Biden,

Koreja e Veriut ka mohuar lajmet që pretendojnë se vendi komunist po furnizon Rusinë me armë.

Autoritetet vendase thonë se raportet e inteligjencës amerikane për transferimin e armëve në Rusi janë tentativë e SHBA-ve për të njollosur imazhin e Koresë së Veriut.

Një zyrtar anonim nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Veriut i bëri thirrje SHBA-ve që të ndalojnë së bëri “vërejtje të pamatura” dhe “të mbajnë gojën mbyllur”, sipas raportimeve të medieve shtetërore koreane, të publikuara sot.

Zyrtarët e administratës Biden në fillim të këtij muaji konfirmuan një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane sipas të cilit Rusia ishte në procesin e blerjes së armëve nga Koreja e Veriut, duke përfshirë predha artilerie dhe raketa.

Deklarata e Koresë së Veriut erdhi disa javë pasi Moska e përshkroi gjetjen e inteligjencës amerikane si “të rreme”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore