Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Mbreti u lut që të binte shi/ Arabia Saudite përmbytet nga reshjet (VIDEO)

Mbreti u lut që të binte shi/ Arabia Saudite përmbytet nga

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud kishte kërkuar së fundmi që qytetarët e tij të luteshin për reshje pas disa periudhave të thata, por duket se ata mund të jenë lutur më shumë se ç’duhet pasi shirat dhe erërat e forta sollën disa përmbytje të rënda në disa zona të mbretërisë.

Prej mungesës së reshjeve muajt e fundit mbreti i kërkoi qytetarëve që t’i luten Zotit të madh për falje dhe pendesë. Ai u kërkoi atyre të bëjnë akte të mira dhe të japin bamirësi dhe rreth 24 orë më vonë qielli duket se “u hap” për të derdhur reshje në masë dramatike.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregonin valë të gjera uji që merrnin përpara makina në rrugët lokale të qyteteve Jeddah, Rabigh e Khulais, në perëndim të vendit, si rezultat i të cilave u mbyllën disa shkolla e universitete. Nuk u raportua per viktima.



 

Grupet e mbrojtjes civile thonin se qytetarët duhet të bëjnë kujdes në zonat e përmbytura, ndërsa rruga kryesore drejt tempullit te Mekës ishte mbyllur. Vetëm pak para stuhive u njoftua se “shira të lehtë e të fortë priten, bashkë me erëra të fuqishme”.

Çuditërisht vendi përsëri parashikon temperatura sezonale prej 27C dhe shirat u zhduken po aq shpejt sa kishin ardhur.

Nesër (e premte 25 nëntor) priten temperatura prej 29C, me vetëm 1% shanse për shi, sipas BBC.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore