Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Mbi 1000 të vdekur/ Pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Afganistan, vendi drejt katastrofës njerëzore

Mbi 1000 të vdekur/ Pasojat e tërmetit shkatërrimtar në

Më shumë se 1000 viktima ishte bilanci tragjik që la pas tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 5.9 ballë në Afganistan ditën e enjte.

Por numri i lartë i viktimave nuk është i vetmi problem, teksa tashmë vendi është përfshirë nga një krizë totale që ka prekur çdo sektor. Infrastruktura e dobët është shkatërruar plotësisht, ndërsa uria ka përfshirë çdo familje.

Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë prej shtëpive në zonë ishin të ndërtuara me dru, gurë apo baltë dhe ishin të cenueshme ndaj dëmtimeve.  Agjencitë humanitare po mblidhen në zonë, por mund të kalojnë ditë para se ndihma të arrijë në rajonet e prekura, të cilat janë ndër më të largëtat në vend. Tërmeti përkoi me shiun e fortë muson dhe erën midis 20 dhe 22 qershorit, gjë që ka penguar përpjekjet e kërkimit dhe udhëtimin me helikopter për të larguar të mbijetuarit.

Mbi 1000 të vdekur/ Pasojat e tërmetit shkatërrimtar në

Ndërsa mjekët dhe stafi i urgjencës nga i gjithë vendi përpiqen të hyjnë në vend, ndihma pritet të jetë e kufizuar pasi një numër organizatash u tërhoqën nga vendi i varur nga ndihma kur talebanët morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Ato që mbeten ndodhen në shumë pak zona të vendit. Të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se kishte mobilizuar "të gjitha burimet" nga i gjithë vendi, me ekipe në terren duke ofruar mjekësi dhe mbështetje urgjente. Por sërish ndihma mbetet e kufizuar.

Hezitimi i komunitetit ndërkombëtar për t'u marrë me talebanët dhe "burokracinë shumë të çrregullt të grupit ku bëhet e vështirë të merret informacion nga një burim" ka çuar në një boshllëk komunikimi në përpjekjet e shpëtimit.

Disa raportime thonë se talebanët janë përzgjedhës në ndihmat që u ofrohen dhe nuk pranojnë shumë organizata perëndimore. Organizatat botërore kanë paralajmëruar se vendi mund të shkojë drejt katastrofës njerëzore, jo vetëm nga viktimat e tërmetit, por dhe nga uria dhe sëmundjet që mund të shfaqen nga papastërtia dhe kushtet e këqija sanitare ku njerëzit po qëndrojnë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore