Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Mbani premtimet për anëtarësimin”- Erdogan hirrje BE: Ne e shohim veten pjesë të Europës sa kohë...

“Mbani premtimet për anëtarësimin”- Erdogan hirrje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se Turqia e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të mbajë premtimet” lidhur me anëtarësimin e Ankarasë zyrtare në bllok dhe për çështjen e refugjatëve.

Komentet e presidentit Erdogan vijnë një muaj para se të mbahet samit i BE-së. Në javët e fundit, anëtarët e bllokut evropian kanë shprehur mendimin e tyre se Turqisë duhet t’i vendosen sanksione për shkak të eksplorimeve për gaz në lindje të Mesdheut.

“Ne gjithmonë e shohim veten pjesë të Evropës”, tha Erdogan gjatë një fjalimi përmes video-lidhjes në një takim me anëtarët e partisë së tij, raporton AP.

“Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron që të favorizojmë dikë tjetër”, tha Erdogan.

Ai shtoi se BE-ja duhet të mbajë premtimet dhënë Turqisë për “anëtarësim të plotë dhe për çështjen e refugjatëve. Le të ndërtojmë një bashkëpunim më të ngushtë dhe më efikas”.

Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE më 1987 dhe para katër vjetësh ka nënshkruar një marrëveshje me bllokun evropian, për menaxhimin e migrantëve, të cilët nisen drejt Evropës./ REL

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore