Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Masakër në Etiopi/ Sulmi i fundit i merr jetën 80 civilëve, mes tyre edhe fëmijë

Masakër në Etiopi/ Sulmi i fundit i merr jetën 80 civilëve,

Më shumë se 80 civilë, përfshirë fëmijët e moshës dy vjeçare, janë vrarë në sulmin e fundit në Etiopinë perëndimore, sipas komisionit kombëtar të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi dhe këshilltari i lartë për Komisionin Etiopian të të Drejtave të Njeriut (EHRC), Aaron Maasho i tha Al Jazeera-s se masakra ndodhi të martën midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit në rajonin e Benishangul-Gumuz, i cili kufizohet me Sudanin dhe Sudanin e Jugut.

“Ne morëm informacion se mbi 80 njerëz vdiqën moshat e të cilëve variojnë nga 2 deri në 45 vjeç”, tha Maasho nga kryeqyteti, Addis Ababa.

Sulmi ndodhi në një zonë të quajtur Daletti, në Metekel të Benishangul-Gumuz, e cila është rrënuar nga dhuna e përsëritur në muajt e fundit që ka lënë të vdekur qindra njerëz.

Rreth 207 njerëz u vranë vetëm në një sulm më 23 dhjetor të vitit të kaluar në Etiopi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore