Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Marrëveshja për nëndetëset bërthamore me Australinë, Koreja e Veriut paralajmëron SHBA

Marrëveshja për nëndetëset bërthamore me

Koreja e Veriut kritikoi vendimin e SHBA-së për të siguruar nëndetëse me energji bërthamore për Australinë dhe paralajmëroi Washingtonin se mund të zbatojë kundërmasa nëse përcaktohet se marrëveshja prek sigurinë e vendit.

Një zyrtar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka cilësuar marrëveshjen mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë si një "veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm" i cili do të nxisë një reaksion zinxhir të garës për armë" dhe i cili do të prishë balancën e sigurisë në Azi-Paqësor.

"Koreja e Veriut po shqyrton nga afër marrëveshjen", tha zyrtari i ministrisë i cili shtoi se do vazhdojnë veprimet reciproke "nëse kjo do të ketë ndikimin më të vogël negativ mbi sigurinë e vendit".

"Situata aktuale tregon edhe njëherë se nuk duhet të lehtësohen aspak përpjekjet tona për të forcuar aktivitetet tona të mbrojtjes kombëtare të bazuara në perspektivat afatgjata", tha zyrtari në një deklaratë për mediat lokale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore