Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Manipuloi dhe abuzoi seksualisht me shoqet e vajzës së tij, amerikani merr dënimin që nuk e priste

Manipuloi dhe abuzoi seksualisht me shoqet e vajzës së tij, amerikani

Drejtësia amerikane ka dënuar me 60 vite burg 63-vjeçarin Larry Ray për abuzim seksual të shoqeve të vajzës së tij në Kolegjin Sarah Lawrence në Nju Jork.

Rasti u bë bujë në shtypin amerikan gjatë gjyqit të tij pranverën e kaluar, kur Ray u shpall fajtor për 15 akuza, duke përfshirë krijimin e një rrjeti për të shfrytëzuar seksualisht vajzat për prostitucion.

“Larry Ray është një përbindësh,” tha avokati amerikan i Manhattan, Damian Williams. Që nga viti 2010, “për vite  ai kontrolloi mendjet dhe trupat e viktimave të tij, duke fituar miliona dollarë”, tha ai ndër të tjera.

Sipas çështjes, Ray iu afrua studentëve të tjerë (dhe meshkuj dhe femra) të vajzës së tij në Kolegjin Sarah Laërence me qëllim që gradualisht të fitonte besimin e tyre.

Kur ia dilte, fillonte t’i manipulonte, t’i shfrytëzonte për prostitucion dhe t’i shantazhonte ata dhe familjet e tyre për të fituar shuma të mëdha parash.

Claudia Drury e akuzoi Ray-n se e kishte rrahur, dhunuar dhe zhvatur. Duke përshkruar një incident, ajo tha: “Ai më zhveshi, më lidhi në një karrige dhe filloi të mbyste me një qese plastike derisa iu luta për jetën time”.

Një viktimë tjetër, Daniel Levin, tha se Ray e torturoi atë dhe miqtë e tij, duke përshkruar sulmet sadiste me objekte të mprehta dhe lodra seksi. Në prill 2019, pas një hetimi nga revista The Cut, veprimet e Larry Ray u zbuluan duke rezultuar që çështja të marrë rrugën drejt drejtësisë.

E bashkëpandehura e Ray, 31-vjeçarja Isabella Pollock – një ish-studente e Kolegjit Sarah Laërence e cila ka pranuar fajësinë  pritet të dënohet në shkurt.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore