Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Mali i Zi regjistron shifrën më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga 30 prilli

Mali i Zi regjistron shifrën më të lartë të rasteve

Mali i Zi regjistroi shifrën më të lartë ditore të rasteve me koronavirus (COVID-19) që nga 30 prilli.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, Mali i Zi me një popullsi prej rreth 625 mijë banorësh në 24 orët e fundit ka regjistruar 145 raste të reja me COVID-19. Me këtë është regjistruar shifra më e lartë ditore që nga 30 prilli.

Më tej thuhet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë me COVID-19. Në njoftim theksohet se numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 101.352 ndërsa numri i viktimave nga ky virus shkoi në 1.627.

Në vend vazhdon detyrimi për mbajtjen e maskës në vende të mbyllura ndërsa kafenetë dhe restorantet punojnë deri në orën 23:00. Në vend 150 mijë persona kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore