Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Macron është i tmerrshëm, po ndjek interesat ruse"/ Zaev bie në kurth, shpërthen ndaj presidentit francez

"Macron është i tmerrshëm, po ndjek interesat ruse"/

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev bie pre e një tjetër loje të komedianëve ukrainas Vladimir Kuznjecov dhe Aleksei Stoljarov, të njohur për publikun me nofkat Vovan dhe Leksus.

Këtë herë ata i telefonuan ish-kryeministrit maqedonas me maskën e aktivistes 17-vjeçare për klimën, Greta Thunberg.

Mes çështjeve të shumta që diskutohen gjatë telefonatës, Zaev pohon opinionin e “Gretës së rreme” se Macron është një lider i tmerrshëm.

“Makroni është i tmerrshëm. Ndryshoi qëndrimin për ndryshimet klimatike. Herën e fundit ai u soll shumë keq, tradhëtoi vlerat perëndimore në favor të riafrimit me lindjen dhe po ndjek interesat ruse. Nuk e di se ç’i ka premtuar Putini”.

“Po diçka e tillë ka ndodhur por shpresoj se ai do të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen, pasi Franca dhe Gjermania janë vende lider në botë.

Botën duhet ta udhëheqin në mënyrë pozitive dhe jo kështu duke ndryshuar pozicionet”, tha Zoran Zaev.

Po ashtu Zaev shpreh konsideratën për miliarderin George Soros, për të cilin thotë se është një mik i mirë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i reformave për shtetin ligjor.

Në korrik të vitit të kaluar, Zaev ra sërish pre e dy komedianëve të cilët u shtirën si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore