Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Luks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë del në shitje për 340 milionë dollarë (FOTOT)

Luks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë del

Pas një dekade në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është në shitje. 340 milionë dollarë është vlera e rezidencës gjigante 105.000 metra katrorë. Ajo ndodhet në Bel Air, Los Angeles.

“Daily Mail” shkruan se kjo rezidencë ka 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete. Shtëpia ka një garazh për 30 makina, pesë pishina, si dhe një teatër me 30 vende.

Pjesa më tërheqëse e pronës është  pamja e saj 360 gradë, që shtrihet deri në Oqeanin Paqësor në perëndim dhe Malet San Gabriel në lindje.

Madje nuk është vetëm shtëpia më e madhe në tokë, por gjithashtu edhe prona më e kushtueshme personale për të dalë në treg, në historinë amerikane.

“The One” quhet ndërtesa, të cilës iu deshën tetë vite që të ndërtohet. Ajo kërkoi fuqi punëtore të më shumë se 600 punëtorëve.

Rezidenca është projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi. Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi.

Sipas “Daily Mail”, Paul McLean dhe Kathryn Rotondi, u regjistruan për të krijuar “kështjellën” bashkëkohore nga prodhuesi i filmit, Nile Niam. Ky i fundit zotëton pesë hektarë tokë në të cilën është vendosur banesa.

Luks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë delLuks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë delLuks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë delLuks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë delLuks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë delLuks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë delLuks i çmendur/ Shtëpia më e madhe në botë del

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore