Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Lloji i ri COVID i zbuluar në Brazil, shkencëtari britanik: Do të jetë më rezistent ndaj vaksinave

Lloji i ri COVID i zbuluar në Brazil, shkencëtari britanik: Do të

Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se është e mundur që varianti Brazilian i COVID mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave kundër virusit.

Shkencëtarët dhanë alarmin për llojin e ri të COVID pak ditë më parë, ndërsa Vallance tha se ai nuk mendon se lloji i mutuar i virusit mund të ketë evoluar për të kapërcyer sistemin imunitar, por “nuk e dimë me siguri”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dje pranoi se zyrtarët ishin "të shqetësuar" për variantin dhe pretendoi se Qeveria ishte "duke marrë hapa" për të siguruar që ajo të mos përhapet në Britani.

Varianti Brazilian i COVID është lloji i katër i mutuar i COVID i zbuluar, ndërsa varianti i parë u zbulua në Britani.

Një variant tjetër u zbulua më pas në Afrikën e Jugut dhe vetëm disa ditë më vonë u zbulua një variant tjetër në Japoni.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore