Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Lituania forcon rregullat e azilit

Lituania forcon rregullat e azilit

Lituania ka forcuar rregullat e saj të azilit për shkak të një rritjeje të mprehtë të numrit të kalimeve të paligjshme në vend nga Bjellorusia fqinje.

Ndryshimet e diskutueshme, që u votuan në parlamentin lituanez me një shumicë të madhe, u dekretuan sot në ligj nga presidenti Gitanas Nauseda. Megjithatë, Nauseda paralajmëroi se të drejtat e azilkërkuesve nuk duhet të kufizohen më shumë sesa është e nevojshme.

Rregulloret e reja përshpejtojnë procedurat e shqyrtimit të azilit dhe kufizojnë lëvizjen e lirë të migrantëve, që hyjnë në Lituani në mënyrë të paligjshme. Në përgjigje të sanksioneve të BE-së, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka kërcënuar vazhdimisht se do të lejojë refugjatët nga zonat e luftës të kalojnë përmes vendit të tij, duke i sjellë ata drejtpërdrejt në kufirin e BE-së.

Lituania, që ka një kufi të përbashkët gati 680 kilometra me Bjellorusinë, është prekur veçanërisht nga rritja e numrit të azilkërkuesve këtë vit. Javët e fundit, disa qindra migrantë kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme. Ndryshimet në ligj janë kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.ATSH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore